Mediat bullgare: Gruevski është larguar nga Hungaria

0
608
Sipas agjencisë së medieve bullgare “Fokus”, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari, ka ndërruar tashmë vendndodhjen.
Sipas gazetës, informacionin e ka bërë të ditur një funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së, me çka si destinacion të radhës e ka theksuar Rusinë dhe Turqinë.
Ndërkaq dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here