Rama në Gjermani si qytetar i thjeshtë/ Çel ekspozitën, por i ndodh e papritura (FOTO)

0
514

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë, edhe pse jo këtë herë për angazhime politike, por për të hapur një ekspozitë në qytetin Rostok.

Bëhet fjalë për një ekspozitë me punimet e tij personale, kryesisht me piktura murale dhe skulptura në qeramikë, por siç duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu si kryeministri i kishte parashikuar.

Pesë nga punimet e Ramës janë dëmtuar gjatë transportit dhe këtë fakt e bën të ditur media gjermane “Ost See”.

“Pesë skulptura qeramike të Ramës nuk e kanë përballuar dot rrugën përgjatë Ballkanit. Ato kanë pësuar krisje, për shkak të materialit të brishtë dhe paketimit aventuresk, që nuk shkonim mirë sëbashku. Por Rama e bën të lehtë situatën. “Nesër vjen kuratori nga Tirana dhe riparon”, ka thënë Rama”, thuhet në artikullin e medias gjermane, ndërkohë që tregon se këtë radhë Rama është paraqitur në Rostok si një qytetar i thjeshtë.

“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer”, thuhet më tej.

“Një hapësirë ​​mahnitëse. Nga dyshemeja në tavan, çdo mur është i mbuluar me veprat e tij artistike”, shkruan “Ost See’.

Ekspozita e kryeministrit në Gjermani është hapur ditën e sotme dhe do të vazhdojë të jetë e hapur deri më 6 janar, ndërsa bileta është 4 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here