Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të ndërmarrin shkarkime në krye të institucioneve dhe agjencive që varen prej dikastereve të tyre.
Porosia u është përcjellë anëtarëve të kabinetit gjatë ditës së sotme, ndërsa Rama ndodhej në Budva.
Kryeministri pritet ta bëjë publik këtë vendim në ditët e ardhshme. Ende nuk janë sqaruar arsyet dhe përmasat e ndryshimeve të kërkuara. Mbetet gjithashtu e paqartë nëse kjo lëvizje lidhet me protestat apo me ndonjë zhvillim të mundshëm drejt shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
Kërkesa për shkarkime vjen pas kritikave që Rama i ka drejtuar administratës në daljet e fundit publike.
Rreth një javë më parë, ai paralajmëroi masa për drejtuesit që vonojnë përgjigjet ndaj qytetarëve dhe nuk trajtojnë brenda afateve problemet e ngritura prej tyre.







































