Dashi
Hëna është në aspekt shumë të mirë me Marsin dhe Jupiterin, të dy në pozicione favorizuese. Ka shumë mundësi që një rast i mirë për karrierë ose për të çuar përpara një projekt të rëndësishëm të jetë rrugës. Ndryshimet e nisura që nga qershori po ju ndihmojnë të kuptoni çfarë doni saktësisht. Në dashuri, sot favorizohen takimet dhe njohjet e reja.
Demi
Kjo është një periudhë ku mund të bëni hapa të rëndësishëm, por mos harroni se çdo vendim që merrni kalon nën provën e rreptë të Jupiterit. Kujdes me ndryshimet e papritura të planeve të cilat mund t’ju shkaktojnë nervozizëm ose keqkuptime me kolegët dhe të afërmit. Vepro me sens të shëndoshë.
Binjakët
Me Hënën në pozicion të favorshëm po hapet një ditë mjaft aktive për ju. Ata që merren me kreativitet apo punë dinamike do të kenë ide të shkëlqyera dhe të papritura me fat në punë ose studime. Në dashuri, nëse jeni vetëm, lërini gjërat të rrjedhin vetë pa krijuar pritshmëri të kota.
Gaforrja
Është një periudhë zgjedhjesh të mëdha dhe jetike. Kushdo që ka menduar për martesë, bashkëjetesë apo për ta jetuar dashurinë në një nivel më të thellë ka yjet në anën e tij. Dita premton rezultate të mira edhe në planin profesional, sidomos për ata që kanë ndryshuar rol apo grup pune kohët e fundit.
Luani
Ju ndodheni në një fazë reflektimi të thellë. Sot Hëna në opozitë nuk i favorizon iniciativat shumë dinamike. Më mirë ta konsideroni këtë ditë si një moment për të pushuar dhe për të menaxhuar të papriturat pa u treguar impulsivë ose të ngurtë ndaj të tjerëve.
Virgjëresha
Yjet shpërblejnë veprimet e mëdha, por ju e dini mirë që për zgjedhje të rëndësishme duhet kohë. Jeni një strateg i shkëlqyer dhe punoni shumë me mendje. Po përgatiteni për një sfidë të re dhe së shpejti do të keni një mundësi për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes. Dashuria paraqitet e qetë dhe e matur.
Peshorja
Sot Hëna është në aspekt të shkëlqyer me Marsin dhe Jupiterin. Edhe pse javët e fundit ju kanë sjellë mjaft stres dhe lodhje, sot marrëdhëniet me të tjerët do të jenë më të lehta. Bashkëpunimet janë çelësi i suksesit në punë. Në dashuri ka sinjale interesante; organizoni një takim apo dialog të këndshëm.
Akrepi
Afërdita është ende në shenjën tuaj dhe shpresohet të ketë sjellë efekte pozitive në jetën tuaj afektive. Përdoreni këtë moment për të punuar me ndjenjat. Në punë ose në jetën e përditshme, bëni kujdes të mos përfshiheni në lojëra rrymadhe apo keqkuptime me të tjerët.
Shigjetari
Hëna është jashtëzakonisht dinamike për ju sot, ashtu siç është edhe natyra juaj. Kjo është dita perfekte nëse keni ndërmend të bëni diçka argëtuese, të eksploroni ose të nisni projekte të reja me miqtë. Miqësitë dhe kontaktet e reja po ju sjellin shumë besim.
Bricjapi
Angazhimi dhe puna juaj e palodhur do të shpërblehen. Ju jeni një shenjë që preferon projektet afatgjata dhe yjet konfirmojnë se po ndërtoni baza të solidura. Në planin e marrëveshjeve, do të përballoni biseda delikate me shumë qartësi dhe mendje të mprehtë.
Ujori
Sot dita paraqitet disi “elektrike”. Ju keni një temperament impulsiv dhe rebeloheni ndaj padrejtësive, gjë që mund t’ju shtyjë të merrni vendime drastike ose të jepni ultimatume si në punë, ashtu edhe në dashuri. Kujdes me reagimet e nxituara sot, tregoni pak më shumë diplomaci.
Peshqit
Të gjitha idetë e reja janë të favorizuara sot. Mërkuri mbështet nismat që të çojnë drejt suksesit dhe ju vendos në një fazë rilindjeje. Edhe në ndjenja ka mundësi të mira, mjafton të mos mbylleni në vete. Afërdita stimulon jetën afektive, por ju duhet pak më shumë guxim për të pranuar një dashuri të qetë.






































