Dreka me Tom Doshin në Firence, Ilir Meta zbulon ‘prapaskenat’ e takimit

0
421

Ish-Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi  dhe Ilir Meta janë ribashkuar pas kaq shumë kohësh në një ambient të përbashkët ku ka qenë pikërisht festimi i 90-vjetorit të Kardinalit dom Ernest Troshani në Firence të Italisë.

“Sëpari jam ndier shumë mirë 24 orë në Firence për shkak të vlerësimit të jashtëzakonshëm që i është bërë Kardinalit tonë nga vetë Kardinali i Firences dhe kryetari i bashkisë, por dhe nga mesha e veçantë që ishte zgjedhur për të vlerësuar kardinalit tonë, por në mënyrë të veçantë edhe nga mesazhi i papa Françeskut për kardinalin tonë.Zoti Tom Doshi ka qenë i ftuar sepse është njeri i afërt i Kardinalit Troshani, unë kam qenë i ftuar edhe nga Kardinali i Firences të cilin unë e skisha ftuar të vinte në Shqipëri’, tha Presidenti Ilir Meta në Syri.net.

Kujtojmë se përballja e Tom Doshit  dhe Ilir Metës,shkoi deri në dyert e gjykatës dhe jehona mediatike qe tepër e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here