Ikja në heshtje. Ilir Meta vlerëson Xhafajn, ja çfarë thotë për dorëheqjen e tij

0
353

Presidenti Ilir Meta shprehet se ministri i Brendshëm në ikje, Fatmir Xhafaj tregoi vullnet në luftën kundër krimit.

Meta u shpreh se lufta kundër krimit është prioritare për Shqipërinë, por kjo luftë nuk i takon vetëm ministrit të Brendshëm.

I pyetur nëse ka informacion që Xhafaj është shantazhuar për të dhënë dorëheqjen, Meta shprehu mosbesim që një gjë e tillë të ketë ndodhur:

“Kryesore për Shqipërinë është lufta kundër krimit. Mendoj se Xhafaj tregoi një vullnet në këtë drejtim. Çështja e luftës kundër trafikut dhe drogës nuk është thjeshtë një çështje ministri.

Por zoti Xhafaj është një ministër me eksperiencë, nuk është besoj se është një çështje që kerkon investigim..”, tha Meta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here