Policia e Dibrës ka parandaluar sot një konflikt mes të rinjve.
Sipas policisë katër të rinj për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe kanë goditur me sende të forta dhe më pas kanë nxjerrë armën.
Nuk ka mjaftuar me kaq, pas kontrollit të ushtruar njëri kapet me drogë në banesë
NJOFTIMI I PLOTË
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes 4 të rinjve
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër morën informacion per një konflikt mes disa të rinjve, te cilet mund të përdornin armë zjarri. Falë një punë të mirë-organizuar është bërë ndërhyrja në kohë nga Policia duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve H.K. 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht dhe M.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytetin e Peshkopisë për motive të dobëta ata kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S, 25 vjeç dhe D.M, 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.
Në vijm të punës për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt është ushtruar kontroll në banesat e tyre. Në banesën e shtetasit H.K. u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike kanabis. U arrestua në flagrancë shtetasi Lutfi Kaja, 60 vjeç, (babai i shtetasit në kërkim H.K), për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik dhe lënda narkotike.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.