Pas publikimit të video-përgjimit të Salianjit ka reaguar në një konferencë për shtyp, Enkeled Alibeaj dhe Gazment Bardhi. Gjatë kësaj konference Alibeaj hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi Ramën duke e akuzuar se ai po fsheh provat për të mbrojtur Taulant Ballën dhe Fatmir Xhafajn.
“Nuk arrestohet Taulant Balla, por hidhen akuza për deputetin e opozitës që denoncoi rastin. Nuk pranohen provat, por fabrikon provat. Xhafaj u lejua të largohej sapo u provua që ai drejton trafikun e drogës. Fakt është që Prokuroria nuk nisi hetimet ndaj Xhafës. Është fakt që Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim për trafikun e drogës.
Është fakt që Edi Rama ka instaluar një shtet privat ligjor, që sikurse e ka deklaruar dy ditë më parë, ai ka ngritur një strukturë për mbrojtjen e Fatmir Xhafës dhe Ballës.
Është fakt se Fatmir Xhafaj pranon se ka prova për çështjen, por prokuroria nuk e ka thirrur për t’i paraqitur këto prova.
Është fakt që Prokuroria nuk vepron dhe nuk heton pasurinë e Xhafajt sikurse ligji e dikton. Kryeprokurori në këtë çështje është dora vet Edi Rama. Faktet dhe provat tregojnë se si Prokuroria në këtë çështje po e fsheh”, u shpreh Alibeaj ndër të tjera gjatë kësja dite