Audio-përgjimi i ‘Babales’ ka sjellë reagime të shumta në arenën e politikës shqiptare. Ditën e sotme deputeti demokrat Enkeled Alibeja dhe Gazmend Bardhi kanë dalë në një konferencë për mediat.
Bardhi: “U fabrikua një aktor për zërin e xhafajt. Aktori është një prodhim amator i Ramës. Aktori është dërguar natën te një prokuror. Prokurorët noterizuan atë çfarë ju dërgua. Aktori u shoqërua me makinë nga kreu i policisë. Mostrat e zërit të Agron Xhafajt i mori vartësi i Fatmir Xhafajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda është kthyer në celulë kriminale”.