Ngjela me deklaratë të fortë: Lidhjet e Bashës me Rusinë, mund të ketë arrestime ndërkombëtare

0
573

Avokati Spartak Ngela vazhdon të jetë aktiv me komentet e tij për Reformën në Drejtësi. Ndër të tjera, Ngjela ngre pyetjen se pse “është hedhur Rama tani në sulm”.

Avokati jep edhe përgjigjen duke e lidhur me çështjen e lobit rus të PD.

“Mund të jetë edhe çështja e lidhjeve të Bashës me Rusinë, dhe ndoshta mund të ketë arreste ndërkombëtare për këtë, sepse shenjat janë që Rusia mund të ketë ndërhyrë edhe në lidershipin e lartë në Kosovë te kriza e shkëmbimit të territoreve”, shkruan Ngjela.

ARTIKULLI I PLOTË:

Frika po e çon korrupsionin kryeministror Rama në komedi.

Dje ai denoncoi një kërkesë të Bashës për ta vijuar me radhë ata vetë qeverisjen e dy korrupsioneve në rrezik: të korrupsionit kryeministror Berisha dhe të korrupsionit kryeministror Rama.

Po ku kuptohet kjo?

Ja sesi duhet të renditet me pyetje racionalizmi për kuptueshmërinë e kësaj çështjeje:

Kur e ka bërë propozimin Basha?

Pse nuk e ka denoncuar këtë propozim me kohë Rama?

Ku e gjen kurajon politike Basha t’i bëjë Ramës një propozim të tillë?

E gjithë kjo tablo pyetjesh krijon përshtypjen se Rama është tërhequr befas, se në të kundërt duhej ta kishte bërë denoncimin që në kohën kur është bërë propozimi.

Kjo tegon se ka pasur një propozim të tillë, por ky ka qenë themeli i marrëveshjes Rama-Basha për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Kjo marrëveshje tani duket se është prishur.

Po pse është hedhur në sulm Rama tani befas?

E para është fakti që reformën nuk e ndaluan dot. E dyta, që është hipotetike, është kapja që mund t’i ketë bërë kësaj marrëveshjeje politika amerikane, e cila ka sjellë frikën e Ramës.

Sigurisht politikat e mëdha që duan të arrijnë qëllimin ia tregojnë faktet njërit krah, që ky të godasë partnerin. Dhe Rama siç duket prandaj i ka rënë Bashës.

Po, a mumd të ketë dhe hipoteza të tjera?

Sigurisht.

Mund të jetë edhe çështja e lidhjeve të Bashës me Rusinë, dhe ndoshta mund të ketë arreste ndërkombëtare për këtë, sepse shenjat janë që Rusia mund të ketë ndërhyrë edhe në lidershipin e lartë në Kosovë te kriza e shkëmbimit të territoreve.

Po për këto duhet pritur për të parë sesi do të precipitojnë ngjarjet.

Një gjë është e sigurt, që këtej e tutje nuk mund të ketë më asnjë pengesë kundrejt Reformës në Drejtësi.

Po Rama goditet nga Reforma në Drejtësi?

Nga kjo reformë likuidohet edhe Rama, edhe Berisha, edhe Meta, edhe Basha, dhe reforma tani është e pandalshme. Arsyeja politikë që mbështet këtë konkluzion është kjo: vetëm Reforma shqiptare në Drejtësi e mund përfundimisht “invazionin” rus në Ballkanin Perëndimor. Ndoshta ky invazion i ka pas mbështetur shpresat te marrëveshja Rama-Basha.

Marrëveshja Rama-Basha nuk arriti asgjë, me përjashtim të faktit që diskreditoi Ramën në rrafsh ndërkombëtar. Po socialistët, ende do ta mbajnë këtë pafille që e di politikën ëndërrim surealist!

Reforma në Drejtësi nuk u ndalua dot, dhe nuk kishte sesi. Koha perëndimore do të fitojë në Shqipëri domosdoshmërisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here