Gomonia me drogë, policia jep detajet: Dy shqiptarët nga Vlora

0
519

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për dy skafistët shqiptarë të arrestuar në Brindisi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin 560 kg marijuanë me gomone.

Sipas policisë, gjatë ndjekjes në det, dy skafistët shqiptarë hodhën ngarkesën në det në tentativë për t’u larguar

“Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë të mundur ndalimin e një mjeti lundrues të përdorur për trafik lëndësh narkotike në afërsi të Brindizit, Itali. Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det. Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë. Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.  2 forcat policore po punojnë bashkërisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here