Mbyllen 41 degë në universitet shqiptare, Deputetja ngre alarmin: Jemi përballë një katastrofe në drejtim të formimit

0
438

Deputetja e LSI, Nora Malaj ka ngritur alarmin se universitetet po preken nga një fenomen i rrezikshëm, ai i mbylljes për shkak të largimit të të rinjve jashtë Shqipërisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj thekson se 41 degë në universitete janë mbyllur, përfshirë degë si infermieria, matematika, fizika, kimia, mësuesisa , gjuhët e huaja, historia etj.

Postimi:

Universitete në rrezik! “. Sa më pak të ditur, aq më shumë të nënshtruar”. Pamja që na shfaqet sot një javë para fillimit të vitit akademik universitar është e frikshme ! Mbi 41 degë mbyllen në universitete rajonale publike shqiptare! Dega e infermierisë është trendy i viti! Kjo vetëm se të rinjtë të ardhmen e shohin jashtë për të jetuar! Nga ana tjetër matematika, fizika, kimia, mësuesisa , gjuhët e huaja, historia, urtikultura dhe një sërë degësh në Universitete në Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Shkodër po mbyllen. 7000 kuota të lira në Universitete Publike dhe një kaos i vërtetë! Mungon një politikë e dedikuar , mungon transparencë dhe sot të rinjtë ngelen në mëshirë të fatit! Situatë alarmante , e cila tregon se qeveria nuk funksionin më ! Jemi përballë një katastrofe në drejtim të formimit të kapitalit human!Nëse nuk merren masat , e ardhmja jonë do të jetë në duar të analfabetëve funksional. Universiteti sot është në rrezik!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here