Vuçiç kërkon vazhdimin e dialogut të Serbisë me Kosovën

0
503
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me Kosovën, pasi beson se kështu mund të vazhdohet me qëllimin e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.
Vuçiç u paraqit sot në takimin “Liderët për sigurinë e rajonit” në Beograd, ku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg biseduan për zhvillimin e raporteve Serbi-NATO.
Andaj, në fjalimin e tij ai tha se do ta japë maksimumin për vazhdimin e dialogut me Kosovën.
Vuçiç po ashtu theksoi se është pajtuar me Stoltenbergun që në rast të ndonjë situate krizë në Kosovë, të reagojnë shpejtë në mënyrë që të parandalojnë ndonjë konflikt të mundshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here