“Të ndërhyjë kryeministri”/ Naftëtarët në protestë përpara Prefekturës për statusin: Ligji nuk po zbatohet

0
399

Mbi 50 ish-naftëtarë, sot pensionistë dhe aktivë, janë mbledhur para Prefekturës së Fierit në shenjë proteste. Qëllimi i kësaj proteste ishte sensibilizimi i qeverisë për mos zbatimin e statusit për ata që e kanë marrë kartonin dhe atyre që presin ta marrin. Këta të fundit ankohen se nuk kanë marrë statusin pasi komisioni që punon për shqyrtimin e dokumenteve të naftëtarë nuk mblidhet.

Ata i kërkojnë kryeministrit të rikthejë në funksione këto komisione, ndërkohë që ka më shumë se 1 vit e gjysmë që Kuvendi ka miratuar ligjin për statusin, por naftëtarët ende nuk kanë përfituar prej tij. Naftëtarët shprehen se kanë mbi 30 vjet punë dhe janë të pakënaqur nga ky trajtim dhe indiferentizëm i institucioneve shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here