Zbulohen detajet, ja si u kapën në flagrancë zyrtarët në Shkodër

0
527

Ditën  e djeshme u arrestua jurist i Hipotekës së Shkodrës dhe tre persona të tjerë pasi akuzohen për korrupsion pasiv.

Policia e Shkodrës tashmë ka dhënë detaje rreth zyrtarëve të arrestuar, por edhe të ndalurve.

Sipas Policisë, personat e arrestuar janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer para për një certifikatë pronësie në ambientet e ZVRPP-së.

Këta persona u arrestuan pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me strukturat e specializuara të luftës kundër korrupsionit dhe u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola”, në Shkodër dhe Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër,

Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer para në këmbim të një çertifikate pronësie, në ambientet e ZVRPP.

Gjithashtu u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit: Mirjan Bletaj, 31 vjeç, banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër, me detyrë Jurist pranë ZVRPP Shkodër, dhe Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, Shkodër.

Shtetasit e sipërpërmendur dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Korrupsioni Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259 dhe 245/1/ 2 të Kodit Penal.

Ndërkoë vijojnë hetimet për dokumentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here