Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ka dëguar një mesazh presidentit Meta që ka kthyer në Kuvend ligjin për lojërat e fatit, propozuar nga qeveria.
“Unë besoj që në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar gabim”, tha Ahmetaj fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, teksa argumentonte pse duhet rrëzuar dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit “për tatimin mbi të ardhurat” për lojërat e fatit.