Ligji i Teatrit votohet nesër, zbulohet aksioni i opozitës i cili do të ndalojë dekretin

0
507

Të enjten, opozita do të marrë mungesën e katërt në seance plenare. Ora 10:00 do e gjejë shumicën dhe pakicën parlamentare në dy destinacione të ndryshme.Mazhoranca do të votojë e vetme dekretin e Presidentit Ilir Meta për “Teatrin” bashkë me ndryshimet ligjore, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë zgjedhur Vlorën dhe jo Parlamentin, sipas tyre për të të qëndruar atje ku njerëzit janë të rrezikuar dhe të pasigurt nga bandat dhe jo në godinën ku bandat përfaqësohen nga qeveria.

Të martën, dekreti presidencial kaloi vetëm me votat e të majtëve në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.Opozita e cilësoi votimin antikushtetues, pasi sipas saj pranimi i dekretit e bën nul ligjin, ndërsa socialistët u mbrojtën duke sjellë në vëmendjen precedent të mëparshëm parlamentarë.
Një ditë para seancën plenare, në zyrën e kryetarit të Kuvendit trokitën kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, shefja e kabinetit të kryeministrit Vali Bizhga , Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Minsitrave Ëngjëll Agaçi, si dhe relatori i ligjit të ndryshuar Ilir Beqaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here