“O Lulzim, o jurist mediokër”, Balla i përgjigjet Bashës për vetingun në politikë: Ja kush e bën hetimin tim, tëndin, Metës e Ramës

    0
    434
    “Hetimin tim, tëndin, të Metës, Ramës e kujtdo tjetër mund ta bëjë vetëm SPAK e BKH”. Kështu ka deklaruar prerë nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PS-së, Taulant Balla, për nismën e PD për vetingun në politikë.
    Balla i ka dhënë përgjigje akuzës së Bashës për fshehjen që kryeparlamentari Ruci i ka bërë nismën së opozitës, duke mos publikuar projektligjin në fjalë.
    “Jurist mediokër që duhet ti kërkojmë edhe diplomën, akuzove kuvendin se nuk po publikohet propozimi yt po aq mediokër sa edhe nisma që përfaqëson. O jurist, o Lulzim, ka një nen rregullorja, është neni 77 për shqyrtimin e nismave, e ke depozituar të premten, seanca e parë është sot, juristit Lulzim i qenka mohuar e drejta e propozimit? O Jurist, o Lulzim, nisma për rishikimin e Kushtetutës, kryetari e njofton Kuvendin në seancën plenare dhe iu shpërnda deputetëve teksti i projektligjit, në orën 10:03  u njohëm me propozimin në tavolinat përballë karrigeve bosh, të juristit Lulzim dhe deputeteve part time”- tha Balla.
    Sipas tij, propozimi i Bashës për vetingun në politikë është përpjekja e fundit për të penguar vijimin e reformës në drejtësi.
    “Nisma jote është që politika të autohetojë vetveten, ndërkohë që mes SPAK e BKH e bëjnë organet e pavarur të drejtësisë”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here