Aksident në Sauk. Makina përplas motorin, i plagosuri në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës

0
474
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Sauk, ku mësohet se një motor u përplas me një automjet Citroen.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motorit është plagosur rëndë, teksa është nisur menjëherë në spitalin e Traumës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe kanë marrë provat për të hetuar shkaqet e aksidentit rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here