“Vareni Panuccin”, shpërthen keq analisti sportiv: Mos na e shpifni me Ganiun, nuk jemi Brazili!

0
492

Trajneri i Kombëtares shqiptare Panucci është vendosur në qendër të akuzave ditët e fundit për shkak të rezultateve negative të skuadrës përfaqësuese, veçanërisht me humbjen ndaj Skocisë.

E megjithatë për analistin sportiv Xhevdet Zekaj gjithë këto akuza ndaj teknikut janë të nxituara për shkak se gjendja në të cilën ai e gjeti skuadrën nuk ishte e mirë, me lojtarë që shumicën e rasteve nuk gjejnë vend në ekipet e tyre ku luajnë.

Zekaj ironizon të gjithë ata që krahasojnë Shqipërinë me Skocinë, në një kohë që të gjithë lojtarët e ekipit kundërshtarë luajnë në Premier League, në një nga kampionatet më të forta ndërsa lojtarët shqiptarë kanë kontrata me ekipe të ligave të dyta.

Reagimi i Zekajt:

Vareni Panuccin! Pushkatojeni!

O njerez e gjeti kombetaren me te gjithe lojtaret pa asnje kontrate te re dinjitoze, perveç Sadikut!
Italia dhe Hollanda jane 300% me keq se Shqiperia e Panuçit ne ndeshjet e konfederates apo jo?
Nuk jemi Brazili, jemi Shqiperia ku ai Ganiu, nuk afroi asnje lojtar te ri, pervecse grupit te veteraneve.
Mbyteni Panuçin, sepse ju doni buke gruri me miell misri!

Respekte i madhi Ansi Agolli , qe na mesoi se heshtja eshte flori! Por kur thone cfare eshte Skocia? Hahahahah Fubollistet e Skocise luajne ne Premier League-Angli, jo ne superiore apo ne stolat e skuadrave anonime te Rusise, Zvicres, Italise B, Maqedonise, Kroacise, Greqise etj,etj! Spanje-Kroaci 6-0? Do pushkatoje njeri Dalicin???

Mos na e shpifni me Ganiun, me Armenine, fitoi Duka, ne Evropian na çoi Duka! Po te ishte kaq i zoti De Biasi do ta kishte marre ndonje skuader, Alavesh e perzuri me shkelma pas 4 ndeshjesh.
Vareni Cristian Panuçin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here