Tetori sjell 16 shfaqje në skenat e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke përfshirë balet, koncerte simfonike, recitale dhe performanca të veçanta. Programi do të zhvillohet në skenën e teatrit, në hollin koncertor dhe në kuadër të shfaqjeve “On Tour”. Pas shfaqjes “Neighbours -From Motherland” një krijim i Brigel Gjokës dhe Rauf “RubberLegz” Yasit, në 9 tetor në skenë është baleti kontemporan “Unseen e Bolero” me koreografi nga Andonis Foniadakis, një shfaqje nga TKOB në bashkëpunim me IDFT. Në 13 tetor në skenë do të jetë “Mrekullitë e Arbërisë” nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në bashkëpunim me ansamblin “Gurra e Kurbinit”.
Më 15 tetor programi vijon me koncertin e muzikës bashkëkohore “Martinu Rendez-Vous”, Bledar Zajmi, Miroslav Matejko, Laura Llozi, Klevis Gjergji dhe Viola Bakiasi, koncerti zhvillohet në hollin koncertor në bashkëpunim me Ambasadën Çeke dhe Balkan Contemporary Music-Festival. Në vijim në datat 16 dhe 17 tetor në skenë vjen baleti kontemporan, “Soulevement-Uprising” me koreografi nga Angelin Preljocaj, prodhimi Ballet Preljocaj, TKOB në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit Kulturës dhe Sportit dhe International Dance Festival of Tirana.
Në 18 tetor është hapja e festivalit “Netët e muzikës shqiptare” koncert me muzikë dhome me veprat fituese të konkursit “Tish Daija”. Në 21 tetor është baleti kontemporan “Soul Chain” koreografia Sharon Eyal, perfomuar nga Tanzmainz, TKOB në bashkëpunim me MTKS dhe IDFT. Në 22 tetor programi vijon me koncert për orkestër harqesh dhe kor “Nova Ensemble” dhe në 26 tetor është koncerti “Four seasons, one humanity”-TKOB në bashkëpunim me Javët Kulturore Ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Mbrëmja e 27 tetori sjell një koncert recital për violinë dhe piano me violinistin e njohur Tedi Papavrami dhe Helene Mercier-Arnault. Në 28 tetor programi vijon me performancë muzikore dhe koreografike, Eno Peçi dhe Maria Radutu. Në 30 tetor është baleti “La Sylphide” në skenën e Korçës dhe në 31 tetor është koncert simfonik, që sjell dhe vepra nga kompozitori Vasil S. Tole, por dhe nga Mozart dhe Tchaikowsky.



