Google search engine
Home Sport Tirana zhgënjen përballë Vorës, humb shansin të ngjitet e treta

Tirana zhgënjen përballë Vorës, humb shansin të ngjitet e treta

0
21

Java e 12-të e Superiores mund të konsiderohet befasuese për rezultatet e saj, duke nisur nga duelet e së premtes e deri te takimi i fundit i luajtur dje mes Tiranës dhe Vorës. Sukseset që arritën Skënderbeu, Elbasani, Teuta, Vllaznia dhe pika e Vorës, ngjeshën ekipet në renditje, duke e bërë garën më interesante dhe më rivalizuese. Diferencat mes skuadrave janë të vogla në pikë, por kjo diferencë e pakët vihet re dhe në fushë gjatë ecurisë së lojës.

Tirana e Vora marrin nga një pikë, bardheblutë të zhgënjyer

Java e 12-të e Abissnet Superiores mbyllet me një barazim pa gola mes Vorës dhe Tiranës. Një pikë për secilën skuadër, që ruajnë pozicionet në dy zonat e renditjes. Java e 12-të e Abissnet Superiores është mbyllur me një barazim pa gola. Vora dhe Tirana u ndanë në barazimin 0-0 në një përballje të luftuar, por me pak hapësira dhe raste të pastra shënimi, duke u detyruar të kënaqen me nga një pikë. Ky rezultat nuk ndryshon pozicionet e dy skuadrave në renditje, por lë gjithçka të hapur në garën për objektivat e sezonit. Pas 12 javësh, Tirana ngjitet në kuotën e 16 pikëve, me bilancin e 4 fitoreve, 4 barazimeve dhe 4 humbjeve, si dhe golavarazhin 15:15. Bardheblutë mbajnë vendin e gjashtë, në kufirin e zonës së “Championship Round”, vetëm një pikë larg Skënderbeut, AF Elbasanit dhe Dinamo City, që ndajnë vendet 3–5 me nga 17 pikë. Ndërkohë, Vora shkon në 13 pikë, pas 3 fitoreve, 4 barazimeve dhe 5 humbjeve, me golavarazhin 13:21. Skuadra vendase qëndron në vendin e tetë, dy pikë pas Vllaznisë së vendit të shtatë dhe dy pikë përpara Laçit, që renditet e nënta me 11 pikë. Në fund të tabelës mbetet Partizani me 10 pikë. Kështu, me duelin Vora–Tirana që përfundoi pa fitues, u mbyll edhe java e 12-të e kampionatit, duke lënë garën të hapur si për zonën e sipërme, ashtu edhe për mbijetesën.

Klafuriç i kënaqur me lojën, por jo me pikët

Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç, tha pas ndeshjes se ndihej mirë me lojën e ekipit por rezultati nuk e kënaq plotësisht pasi ai beson se Tirana meritonte të merrte trepikësh. “Jam i trishtuar që nuk fituam këtë ndeshje, veçanërisht për lojtarët, tifozët dhe njerëzit në klub. Mendoj se merituam sot që të fitonim. Kjo ishte ndeshje shumë e vështirë për shkak të kundërshtarit. Nëse nuk e fiton, është mirë që nuk humbet. Ne nuk humbëm, është në rregull që morëm 1 pikë në këtë situatë. Psikologjikisht nuk është keq. Me sjelljen dhe çfarë lojtarët dhanë jam i kënaqur, por jam i mërzitur për pikët”, u shpreh Klafuriç për “RTSH”.

Situata në renditje

Situata aktuale sheh që Skënderbeu i vendit të tretë, ka vetëm 4 pikë diferencë nga Vora e vendit të 8, gjë që praktikisht e bën të paparashikueshme situatën e skuadrave në pjesën e ndërmjetme javë pas jave. Në fund ndërkaq mbeten problematike situata e Laçit dhe Partizanit, që nuk po arrijnë t’u bashkohen grupit të skuadrave që kanë më sipër. Ndërsa në kreun e renditjes, distanca mes Egnatias së vendit të parë dhe Teutës ndjekëse është ngushtuar tanimë në 4 pikë.

Java 12

Të premten

Skënderbeu-Egnatia    1-0

Elbasani-Dinamo         1-0

Të shtunën

Teuta-Laçi                   1-0

Partizani-Vllaznia        0-1

Të dielën

Vora-Tirana                 0-0

Renditja

Nr.Skuadra    Pikë

1.Egnatia         27

2.Teuta            23

3.Skënderbeu  17

4.Dinamo        17

5.Elbasani        17

6.Tirana           16

7.Vllaznia        15

7.Vora             13

9.Laçi              11

10.Partizani     10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here