Google search engine
Home Sport Julian Shehu shënon goline parë sezonal në Poloni, Kulla gol nga...

Julian Shehu shënon goline parë sezonal në Poloni, Kulla gol nga mesi i fushës në Itali

0
22

Lojtarët e Kombëtares po paraqiten mirë me skuadrat e tyre europiane dhe më gjerë. Një pjesë shënojnë gola të rregullt, të tjerë kanë cilësi dhe realizojnë asiste por në tërësi pjesa dërrmuese e tyre luajnë titullarë dhe kanë kontribute në formacionet ku aktivizohen. Natyrisht, në fundjavën që lamë pas pati disa lojtarë që u treguan më efikasë se të tjerët, sikurse ndodhi me mesfushorin Julian Shehu në Poloni, talentin Kulla që shënoi një gol nga mesi i fushës në Itali etj.

Shehu protagonist me gol për Vidzev Lodz, Dodaj spikat me Leçia Gdansk

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu, ka gjetur dje rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon në kampionatin polak ku vesh fanellën e skuadrës së Vidzev Lodz. Në minutën e 52-të të ndeshjes në transfertë ndaj Rakov, Shehu gjeti golin e barazimit të përkohshëm 1-1 me një gjuajtje të devijuar nga jashtë zonës, teksa pasimin e mori nga Lindon Selahi, një emër i njohur për Kombëtaren shqiptare të futbollit por i cili ka vite që nuk ftohet në radhët e saj. Megjithatë, futbollistët shqiptarë nuk dolën të lumtur nga kjo ndeshje, pasi Rakov shënoi dy herë të tjera dhe e mbylli takimin me fitoren 3-1, duke lënë Vidzev Lodz në zonën e ftohtë të klasifikimit të kampionatit polak. Ndërkohë, Kevin Dodaj është kthyer në këtë sezon në protagonistin kryesor të lojës së Leçia Gdansk në kategorinë e dytë në Poloni ku ai po shënon me rregullsi të vazhdueshme edhe gola me peshë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, teksa një gol i tij i ka dhënë suksesin ekipit në ndeshjen në shtëpi ndaj Odra Opole. Në fakt, goli i Dodajt ka qenë i jashtëzakonshëm si për mënyrën e ekzekutimit, ashtu edhe për momentin kur erdhi, pasi vendosi fatin e sfidës. Në zhvillimin e një goditje nga këndi, kur sapo nisi shtesa e ndeshjes dhe shifrat ishin 1-1, Dodaj lëshoi një goditje fluturimthi që përfundoi në rrjetë duke siguruar shifrat 2-1 dhe praktikisht fitoren për ekipin e tij. Ky ishte goli i 5 i këtij sezoni për Dodajn me fanellën e Leçia Gdansk.

Gabriel Kulla shënon nga mesi i fushës

Gabriel Kulla është një prej futbollistëve që po spikasin me ekipet kombëtare të U19 dhe U20 dhe që po përjeton një sezon fantastik edhe në Itali në kampionatin e U20. Sulmuesi 18 vjeçar që është në radhët e ekipit të të rinjve të Sasuolos, në ndeshjen e së shtunës ndaj skuadrës Primavera të Komo shënoi një gol spektakolar. Gabriel Kulla shënoi një gol nga mesi i fushës në këtë ndeshje ku sulmuesi shkodran realizoi një dygolësh, ndërkohë që Sasuolo U20 e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-0.

Durmishi lë gjurmë me Juventusin U23

Talenti Arman Durmishi po bën një prezantim të jashtëzakonshëm në këtë sezon me fanellën e Juventusit U23 në Serinë C italiane. Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar, i cili shihet nga të gjithë si e ardhmja e sulmit të Kombëtares kuqezi, shënoi dje edhe golin e tij të katërt në 13 ndeshje me këtë ekip, duke treguar potencialin e jashtëzakonshëm që ka. Në duelin kundër Xhana Erminio në transfertë, Durmishi e nisi ndeshjen titullar, duke lënë shenjën e tij në pjesën dytë të sfidës. Në minutën e 82-të, ai hyri me forcë në zonë në të djathtën, duke lëshuar një gjuajtje të pakapshme për rezultatit 3-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here