Miley Cyrus dhe Max Morado u martuan të shtunën, më 21 nëntor, në një ceremoni në Palm Springs, Kaliforni.
Këngëtarja 33-vjeçare dhe bateristi 28-vjeçar shkëmbyen betimet në prani të të afërmve të tyre, dhe në ceremoni morën pjesë nëna e këngëtares, Tis Cyrus, motra e saj, Noah Cyrus, dhe babai i saj, Billy Ray Cyrus.
Fotot dhe videot nga dasma tregojnë se ceremonia u zhvillua pranë një pishine, ku Miley Cyrus dhe Max Morado që qëndronin nën një hark të zbukuruar me lule të bardha. 33-vjeçarja zgjodhi një fustan të thjeshtë nusërie që i linte shpinën të zbuluar, ndërsa flokët i kishte mbledhur lart.
I dashuri i saj kishte zgjedhur një kostum të zi dhe ndërsa ai lexonte betimet e tij, Cyrus dukej se nuk i fshihte dot emocionet, duke fshirë lotët nga fytyra. Çifti u fejua rreth një vit më parë. Një burim e konfirmoi lajmin për People më 2 dhjetor 2025, një ditë pasi këngëtari u pa duke mbajtur një unazë diamanti në premierën botërore të “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles.
Martesa e tyre është e dyta për Miley Cyrus, e cila më parë ishte e martuar me aktorin Liam Hemsworth.










































