Mark Markez është kampion i botës në klasin mbretëror të Moto GP për të 8 herë në karrierën e tij dhe për të 10 herë në karrierën e tij me spanjollin që shkroi emrin e tij në historinë e motoçiklizmit.
Katalanasi festoi në Portimao pas një garë të mbyllur në vendin e tetë, një pozicion i mjaftueshëm për të siguruar matematikisht kampionatin, pa u varur nga rezultatet e rivalëve. Ishte emocionuese për Mark Markez që pasi menaxhoi garën pa rrezikuar festoi me pjesën tjetër të skuadrës së Ducatit mes lotëve dhe përqafimeve dhe më pas ishte festimi i tij përpara publikut, me 33-vjeçarin që takoi më pas tifozët.
Dhjetë herë kampioni i botës mori në dorëzim një helmetë të artë, speciale për këtë titull jubilar dhe ishte vetë legjenda Xhiakomo Agostini, fitues i 15 titujve botërorë, ai që ia dorëzoi. “Nuk di ku ndodhem, di vetëm që jam shumë i lumtur”, tha ai.








































