Google search engine
Home Sport Shënoi tregolësh në Championsin e moshave, Shtutgarti i ofron kontratë talentit shqiptar

Shënoi tregolësh në Championsin e moshave, Shtutgarti i ofron kontratë talentit shqiptar

0
24

Nuk janë të paktë elementët e rinj shqiptarë që po futen në tregun elitar të futbollit me besim dhe suksese të rëndësishme. Në Gjermani ka mjaft yje shqiptarë që u janë ngjitur klubeve të mëdha dhe kanë treguar potencial në rritje, një pjesë edhe talent të spikatur sa kanë rënë në “radarët” e Bajernit të Mynihut.

Ndërkohë, mediat gjermane i kanë kushtuar së fundmi një material special një të riu shqiptar që shkëlqeu në Championsin e të rinjve. Kështu, sipas informacioneve të para, skuadra e Shtutgartit ka zgjatur kontratën me talentin 18-vjeçar, Enis Rexhepi, duke e blinduar sulmuesin që po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

 Rexhepi, i cili është pjesë e akademisë së Shtutgartit që nga mosha U15, ka shënuar tetë gola në katër ndeshje të U19 Bundesliga, përfshirë një pesëshe ndaj Bajernit të Munihut. Ai shkëlqeu edhe në UEFA Youth League, ku realizoi tre gola ndaj Viking Stavanger, ndërsa fundjavën e kaluar debutoi edhe në Ligën e Tretë gjermane. Drejtori i akademisë së klubit, Stephan Hildebrandt, e vlerësoi lart sulmuesin pas rinovimit të kontratës. “Te ne shkruan “i ri dhe i egër”. Këto janë dy cilësi që Enisi i përfaqëson plotësisht.

 Ai shtoi se 18-vjeçari ka ruajtur instinktin e tij si golashënues dhe është një futbollist që frymëzon bashkëlojtarët. “Ai është dikush që i tërheq të tjerët me vete dhe është një fitim për çdo skuadër. Jemi shumë të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit”, theksoi ai. Edhe sezonin e kaluar Rexhepi la gjurmë me 18 gola dhe tetë asistime në 21 ndeshje të U19, ndërsa kurorëzoi vitin me gol në finalen e Kupës së Gjermanisë për Juniorë, ku Shtutgart mposhti Volfsburgun 3-0. Mbetet të shihet se si do të ingranohet më tej Rexhepi në ekipin e parë. Ecuria e tanishme me të rinjtë tregon se ai është në rrugën e duhur dhe mund ta fitojë shpejt simpatinë e trajnerit të skuadrës kryesore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here