Google search engine
Home Sport Maroku ndërton stadiumin më të madh për finalen e Botërorit 2030

Maroku ndërton stadiumin më të madh për finalen e Botërorit 2030

0
22

“Përgatitjet për Botërorin e ardhshëm kanë nisur. Finalja e Kupës së Botës 2030 do të organizohet në Kazablanka të Marokut”, ka njoftuar presidenti i Federatës marokene të enjten, cituar nga agjencia e lajmeve “EFE”. FIFA ende nuk e ka caktuar finalen e Botërorit pas 4 vjetësh.

Kupa e Botës 2030 organizohet në Marok, Portugali dhe Spanjë. Ndeshjen më të madhe të futbollit synojnë që ta organizojnë Spanja e Maroku. “Provinca e Benslimanes do ta ketë rastin të jetë nikoqire e ndeshjeve në Botërorin 2030”, ka thënë Fouzi Lekja të enjten.

Benslimane është qytet 60 kilometra larg Casablancas, dhe lokacioni ku po ndërtohet stadiumi prej 12 miliardë dollarësh. Ky stadium planifikohet t’i ketë 115 mijë ulëse dhe do të jetë stadiumi më i madh në botë i futbollit. Tri ndeshjet e para të Botërorit 2030 do të luhen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here