Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, është pa skuadër dhe po stërvitet në Shkodër për të mbajtur formën dhe në pritje të marrë ftesën e duhur nga një klub jashtë vendit. Ndërkohë, lojtari me cilësitë që i ngjan atij në përfaqësuese është turko-shqptari Arda Kurtulan, i cili llogaritet se do të ishte zëvendësuesi i duhur për Elseid Hysajn në krahun e djathtë të mbrojtjes. Të paktën këtë tregojnë statistikat në sezonet e fundit.
Kurtulan është titullar i padiskutueshëm te Goztepe. Në katër javët e para është lojtari me më shumë duele të fituara në Superligën turke. Bëhet fjalë për 37 duele në total, ndërsa të gjitha takimet i ka nisur si titullar. Mesatarja është 9.25 duele të fituara për ndeshje. Kurtulan regjistron 359 minuta gjatë kësaj kohe. Kurtulan i lë dukshëm pas të tjerët në këtë fillim kampionati. Dhe pse Gallatasaraj me Fenerbahçen e kërkuan, asnjë akord nuk u arrit në merkato. Interesante do të jetë nëse e pranon ftesën e Kombëtares shqiptare. Herën e kaluar erdhi refuzimi vetëm sepse duhet të luante si lojtar i huaj më pas te Goztepe.
Stërvitja me Vllazninë
Në një video të fundit në rrjetet sociale nga fotografi i klubit të Vllaznisë, Mikel Thepina, ndërsa ekipi shkodran stërvitet para ndeshjes me Laçin, e vlefshme për javën e 4-të në Abissnet Superiore, shfaqet edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po përgatitet me skuadrën shkodrane, ndërsa ende nuk ka gjetur “destinacionin” për sezonin e ri. 32-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Lacion dhe sipas mediave në Itali, mbrojtësi nuk dëshiron të vazhdojë më në tokën “Axurre”. Në të kaluarën, Hysaj e ka lënë të hapur mundësinë për ta mbyllur karrierën te Vllaznia, por nuk i dihet nëse ky është momenti i duhur për të qenë pjesë e ekipit shkodran, apo ishte një deklarat e çastit.
Ibra shqiptar në Gjermani futi në sherr Bajernin e menaxherin
Augsburgu siguroi jo vetëm një huazim deri në fund të sezonit, por edhe një opsion për ta blerë Arijon Ibrahimoviçin shqiptar me vlerë 8 mln euro. Sipas Freund, “një lojtar i ri me atribute të shkëlqyera, ka nevojë për stërvitje të rregullta në këtë fazë. Ai do ta ketë këtë mundësi tek Augsburgu, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim nga afër gjatë gjithë rrugës”. A është kjo një mënyrë tjetër për të thënë se ai thjesht nuk është i mjaftueshëm për Bayernin ende? Sfondi i saktë i ndryshimit të kursit mbetet i paqartë, por pasi disa raste të mëdha u shfaqën me vonesë në parasezon, kritikat ndaj Ibrahimoviqit, të paktën u shfaqën vazhdimisht nga disa tifozë.
Ndër të tjera, disa menduan se atij i mungonte klasi i nevojshëm për ndeshje të mëdha. Te Augsburg, Ibrahimoviq vështirë se mund të kishte kërkuar një fillim më të mirë. Trajneri Manuel Baum e futi atë direkt në formacionin titullar për ndeshjen e tij të parë, dhe ai gjithashtu kontribuoi me një gol në fitoren 4:1 ndaj Eintracht Frankfurt. Të paktën për momentin, largimi i nxituar nga Sabener Strasse ka pasur një efekt pozitiv për Ibrahimoviqin në fund të fundit.







































