Google search engine
Home Kulture Rritet numri i vizitorëve në trashëgiminë kulturore, Kalaja e Gjirokastrës në krye...

Rritet numri i vizitorëve në trashëgiminë kulturore, Kalaja e Gjirokastrës në krye të listës

0
25

Vizitat në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë periudhës janar-korrik 2026, me 824,340 vizitorë vendas dhe të huaj. Shifrat u bënë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili thekson se numri i vizitorëve është rritur me 80 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, me 26.4% kundrejt vitit 2024 dhe me 6.3% kundrejt vitit 2025.

Destinacionet më të vizituara: Kalaja e Gjirokastrës me 161,274 vizitorë; Parku Kombëtar Butrint me 158,612 vizitorë; Parku Arkeologjik i Shkodrës me 108,150 vizitorë; Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë me 84,177 vizitorë; Parku Arkeologjik i Apolonisë me 77,402 vizitorë; Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” me 57,372 vizitorë.

Në mesin e destinacioneve më të vizituara renditet edhe Kalaja e Gjirokastrës, e cila vijon të tërheqë mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, jo vetëm për vlerat e saj historike e arkitekturore, por edhe për dëshmitë që ruan për historinë e qytetit. Pas një mungese prej rreth 30 vitesh, arkeologët në korrik 2025 rifilluan gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës për të evidentuar dëshmi të periudhave të hershme të ndërtimit të saj. Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Megjithatë, historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here