Google search engine
Home Kronike Vrasja në Ksamil / “Principote Mykonos” distancohet nga lokali në Shqipëri: S’kemi...

Vrasja në Ksamil / “Principote Mykonos” distancohet nga lokali në Shqipëri: S’kemi asnjë lidhje, na kanë vjedhur emrin

0
30

Kompleksi luksoz bregdetar Principote Mykonos ka reaguar publikisht pas vrasjes tragjike të 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në plazhin “Principotes” në Ksamil, ku autor i dyshuar është 29-vjeçari Sokrat Vata.

Përmes një deklarate publike, përfaqësuesit e Principote Mykonos sqaruan se nuk kanë asnjë marrëdhënie biznesi apo lloj tjetër lidhjeje me beach-barin në Shqipëri. Kompania greke thekson se subjekti në Ksamil po përdor në mënyrë të paligjshme markën e tyre të regjistruar dhe se ndaj tij kanë nisur tashmë procedurat gjyqësore.

Sipas deklaratës zyrtare, marka ndërkombëtare thekson:

“Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një dyqan që po përdor ilegalisht emrin tonë të biznesit, sqarojmë, për të shmangur konfuzionin, se PRINCIPOTE MYKONOS nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie biznesi apo tjetër me lokalin e mësipërm shqiptar. Kundër tij kemi ndërmarrë veprime ligjore me qëllim që ta ndalojmë të përfshihet në konkurrencë të padrejtë në dëmin tonë, duke ‘korrur’ ilegalisht reputacionin ndërkombëtar që PRINCIPOTE MYKONOS ka fituar gjatë shumë viteve.”

Reagimi i markës greke vjen ndërsa autoritetet hetimore shqiptare po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes vdekjeprurëse ku humbi jetën 20-vjeçari portugez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here