Google search engine
Home Kronike U identifikua mes personave që dolën me hunj nga selia e PS,...

U identifikua mes personave që dolën me hunj nga selia e PS, arrestohet inspektori i IMT-së

0
10

Miklovan Arapi, 41 vjeç, inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, është arrestuar më 17 nëntor, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Arapi është identifikuar në dhe raportuar para disa javës si një prej personave që dolën nga selia e Partisë Socialiste me hunj dhe sende të forta, gjatë përplasjes me protestuesit më 18 tetor në Tiranë.

Arrestimi i tij është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ndryshe nga praktika e zakonshme, ku njoftimet për arrestimet u përcillen shpesh mediave dhe gazetarëve edhe përmes grupeve të komunikimit në ËhatsApp.

Sipas policisë, 41-vjeçari është kapur në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Romës në Itali e ka dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, (vepër që lidhet me marrjen e pasurisë përmes dhunës ose kërcënimit me armë),  “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.

Deri më tani nuk janë bërë publike hollësi mbi ngjarjet konkrete për të cilat është dënuar në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here