Google search engine
Home Rajoni Kosova Tronditet Kosova/ Plas sherri për një vend parkimi, vritet 59-vjeçari

Tronditet Kosova/ Plas sherri për një vend parkimi, vritet 59-vjeçari

0
13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Suharekë të Kosovës, ku debati mes dy personave për një vend parkimi u përmbyll me një viktimë.

Sipas mediave vendase, autori i ngjarjes 60-vjeçari Rrahman Hoti qëlloi me armë zjarri në drejtim të 59-vjeçarit Sylë Dakaj, të cilit i shkaktoi plagë të rënda në trup që i morën jetën.

Menjëherë në vendngjarje dolën autoritetet vendase dhe u bë i mundur transportimi i Sylajt drejt spitalit  për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht bluzat e bardha e shpallën të vdekur brenda pak minutave.

Ndërsa autori i ngjarjes, Rrahman Hoti tentoi që të humbte gjurmët duke u zhdukur nga vendngjarja, mirëpo ai u arrestua brenda pak orëve nga efektivët e vendit.

Ndërkaq, bëhet me dije se Hoti rezulton se ka vrarë gruan e tij më 8 nëntor të vitit 2011, ngjarje për të cilën është dënuar me 19 vjet burgim. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë vendit të punës së gruas, me të cilën jetonte i ndarë.

Për shkak të dënimit, shteti zviceran e dëboi Hotin, i cili për rrjedhojë ishte kthyer në Kosovë, ku sot kreu një tjetër krim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here