Është liruar nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. GJKKO ka vendosur masën “arrest shtëpie”. Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024, për abuzimin me fondet e BE.
Mesohet se kërkesa Beqajt për heqjen e masës së arrestit me burg, bazohej në pretendimin për tejkalim të afateve të paraburgimit. Ndërkohë që një ditë më parë gjykata ndryshoi masën e sigurisë edhe për të dyshuarin tjetër, Ermal Kurtulaj, i cili është pjesë e dosjes së SASPAC.
Avokati i Beqajt ka sqaruar procedurën që ka çuar deri në vendimin e gjykatës.
“Për disa orë do të ekzekutohet dhe sot Beqaj do të jetë në shtëpi. Kërkesa ishte për shuarjen e afateve të paraburgimit. Gjykata mori më datë 27 korrik për kthimin pas të akteve të dosjes së prokurorisë dhe kjo bashkon afatet e hetimit paraprak dhe ato të seancës paraprake, ndaj shuhen afatet, sepse ka kaluar një periudhë e gjatë nga paraburgimi”, tha ai.








































