Janë bërë ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ku Neritan Nallbati është emëruar në Akademinë e Sigurisë, pas përfundimit të mandatit si drejtues i Departamentit të Policisë Kriminale.
Ndryshime ka pasur edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë.
Në drejtimin e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare është komanduar Artan Bajraktari, ndërsa në vend të Neritan Nallbatit në Departamentin e Policisë Kriminale është komanduar Arjan Muça.
Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të përcaktohen drejtuesit e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit, pas këtyre lëvizjeve në strukturat drejtuese.






































