Google search engine
Home Bota Trump njofton arritjen e marrëveshjes për paqe në Gaza

Trump njofton arritjen e marrëveshjes për paqe në Gaza

0
11

Zyrtarë të Hamasit kanë konfirmuar se është arritur një marrëveshje për fazën e dytë të planit për Gazën, pas armëpushimit, e cila përfshin, mes të tjerash, çarmatimin e organizatës.

Dy zyrtarë të lëvizjes palestineze, të cilët folën në kushte anonimiteti për AFP, konfirmuan marrëveshjen e njoftuar më herët nga presidenti amerikan Donald Trump.

Megjithatë, Hamasi theksoi se zbatimi i marrëveshjes do të varet nga përmbushja e detyrimeve të Izraelit.

“Hamasi nuk do të zbatojë asnjë hap të marrëveshjes për Gazën nëse forcat izraelite nuk përmbushin angazhimet e tyre,” deklaroi për Al Jazeera Ghazi Hamad, anëtar i delegacionit negociues të organizatës.

Ndërkohë, në Kajro pritet të zhvillohet së shpejti një takim i ri i ndërmjetësve ndërkombëtarë për të diskutuar zbatimin e fazës së dytë të armëpushimit. Në këtë proces marrin pjesë Egjipti, Katari, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, sipas televizionit egjiptian Al Qahera News.

Edhe pse nuk është bërë publik një afat i saktë për takimin, mediat egjiptiane raportojnë se bisedimet do të përqendrohen në zbatimin e planit amerikan për Gazën.

Sipas planit, parashikohet çarmatimi i Hamasit dhe i grupeve të tjera palestineze, si dhe kalimi në fazën e dytë të marrëveshjes, me synimin për të vendosur një paqe të qëndrueshme në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here