Google search engine
Home Kronike SPAK dhe Policia e Shtetit aksion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit...

SPAK dhe Policia e Shtetit aksion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, jepen 20 masa sigurie, 15 në “arrest me burg”

0
14

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë sot një operacion për ekzekutimin e 20 masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Nga këto masa janë dhënë 15 ‘arrest me burg’ dhe 5 në ‘arrest shtëpie’.

Sipas informacioneve paraprake, të dyshuarit hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Orest Sota ka përfunduar në pranga, ndërsa në kërkim janë Ilir Shtufi, Artur Shehu, Edmond Jaupi dhe Orges Birçaj.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here