Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestat që po mbahen në kryeqytet për projektin e Zvërnecit.
Përmes një postimi në X, Delegacioni i BE thekson se një këngë shpendi është më shumë se tingull, por shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë, duke u ndalur kështu te simboli i protestës, që janë flamengot.

Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.

Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.
Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara,… pic.twitter.com/3ATkvdydeN
— EU in Albania (@EUinAlbania) June 8, 2026

Postimi i plotë:
“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.
Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.
Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme.
Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.
Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh.
Mbro natyrën, sa je në kohë.”, thuhet në postimin e delegacionit të BE-së. Kujtojmë se të premten, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u pa duke kaluar përmes turmës në bulevard teksa po zhvillohej protesta.