Ndërsa “fshesa” e vetingut në Policinë e Shtetit, prokurori e gjykata ka qenë shkatërruese, pasi janë larguar nga detyra shumë efektivë policie, prokurorë dhe gjyqtarë për shkak të pasurive të pajustifikuara apo mangësive të vogla, rasti i Ilirjan Mandros, Rektorit të Akademisë së Sigurisë, duket se përbën një tjetër “standard të artë” të mosndëshkueshmërisë. Një skaner i thelluar mbi dosjen e tij financiare nxjerr në dritë një tjetër realitet shqetësues: një “perandori” pasurish të patundshme dhe llogarish bankare që vështirë se mund të justifikohen me pagën e një zyrtari shtetëror. Pavarësisht këtyre provave, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka mbyllur sytë, duke e konfirmuar atë në detyrë përmes vendimit nr. 58, datë 06.12.2024.
Pasuritë e Mandros
Godina 3-katëshe në Tiranë (Ndërtim pa leje):
Përshkrimi dhe Statusi: Truall me sipërfaqe 543 m2, ku ndodhet një godinë banimi 3-kate me sipërfaqe baze 140.9 m2 dhe sipërfaqe totale ndërtimi 450.3 m2. Kjo pasuri është deklaruar si ndërtim pa leje i kryer gjatë viteve 1992–2004, për të cilën subjekti ka qenë vetë-deklarues në vitet 2005 dhe 2006. Procesi i legalizimit ka përfunduar në vitin 2011. Kostoja dhe Vlera: Vlera e investimit për ndërtimin është llogaritur 2,935,043 lek. Blerja e truallit përmes legalizimit ka kushtuar 3,491,400 lek (likuiduar me 3,416,272 lek kesh dhe pjesa tjetër me bono privatizimi). Pasuria është rivlerësuar në vitin 2013 në shumën 48,873,347 lek. Mobilimi: Shpenzimet e deklaruara për mobilimin e kësaj banese kapin vlerën 2,415,900 lek.
Pasuritë në Vlorë
Apartament 83 m2 dhe Garazh 18 m2: Blerë në vitin 2012 në bashkëpronësi me bashkëshorten. Vlera e dakordësuar për apartamentin ishte 72,000 euro, por janë paguar 69,000 euro (3,000 euro u zbritën si penalitet për vonesat e firmës). Garazhi (i reduktuar nga 36 m2 në 18 m2) është blerë për 750,000 lek. Mobilimi i këtij apartamenti ka kushtuar 921,000 lek. Apartament 71 m2: Blerë në bashkëpronësi me bashkëshorten gjatë viteve 2007–2016 për 45,840 euro, të paguara kesh. Mobilimi i tij kap vlerën 509,000 lek. Apartament 37.7 m2: Trashëgimi nga nëna (subjekti zotëron 66.67%). Privatizuar në vitin 1993 për 2,428 lek. Mobilimi është vlerësuar 65,000 lek. Apartament 54.2 m2 (në emër të bashkëshortes): Përfituar si trashëgimtare ligjore në vitin 2005. Banesa ishte blerë në vitin 2001 për 1,800,000 lek dhe është rivlerësuar në vitin 2013 në vlerën 5,000,000 lek.
Apartament tjetër në Tiranë:
Sipërfaqja 83.57 m2: Në bashkëpronësi të bashkëshortes dhe djalit, blerë në vitin 2016 për 75,000 euro.
Makinat
Mercedes Benz E 220 CDI: Blerë në shkurt 2015 në bashkëpronësi me bashkëshorten për 7,000 euro. Ford: Blerë në mars 2013 në bashkëpronësi me djalin për 200,000 lek.
Llogaritë Bankare dhe Likuiditetet
Llogaritë e Ilirjan Mandros:
Tirana Bank (Llogari page): Balancë 2,403,345 lek.
Tirana Bank (Llogari rrjedhëse): Balancë 3,344 euro.
Tirana Bank (Depozitë 1-vjeçare): Vlera 1,500,000 lek, hapur në qershor 2022.
Raiffeisen Bank (Llogari rrjedhëse): Balancë 5,053,121 lek (përfshin një kreditim kesh prej 5,000,000 lek në maj 2018 si të ardhura nga pagat dhe shpërblimet ndër vite).
BKT (Llogari rrjedhëse): Balancë 409,994 lek.
Credins Bank (Llogari me vajzën): Balancë 71,606 lek.
Credins Bank (Llogari rrjedhëse): Balancë 63 euro.
Llogaritë e bashkëshortes (Arta Mandro):
Intesa Sanpaolo (Llogari rrjedhëse): Balancë 19,668,304 lek.
Intesa Sanpaolo (Llogari rrjedhëse): Balancë 62,496 euro.
Intesa Sanpaolo (Llogari rrjedhëse): Balancë 14,008 USD.
Intesa Sanpaolo (Llogari rrjedhëse): Balancë 1.8 GBP.
Raiffeisen Bank (Llogari page/honorarë): Balancë 3,962,863 lek.
Raiffeisen Bank (Llogari rrjedhëse): Balancë 39,350 euro.
Raiffeisen Invest (Fondi RFZ Vizion): Investim në vlerë 5,000,000 lek.
Tirana Bank (Bono Thesari): Investim në vlerë 5,000,000 lek, emetuar në shtator 2022.
Tirana Bank (Llogari page): Balancë 676,851 lek.
Raiffeisen Bank (Karta Krediti): Limit 2,000 euro (balancë 0).
Gjendje Cash: Deklaruar 600,000 lek në prill 2023.
Shkollimi i vajzës jashtë shtetit
Shpenzimet totale për arsimimin e vajzës në Holandë dhe Francë llogariten në 79,536 euro + 213,000 lek.
Detajimi i kostove:
Shkolla e mesme (Turgut Ozal): 6,000 euro.
Bachelor (Utrecht University): Viti I: 18,000 euro; Viti II: 15,500 euro; Viti III: 15,000 euro.
Master (Utrecht University): 18,000 euro.
Burimet e financimit:
25,500 euro janë mbuluar nga bursa e studimit (përfshirë bursat 3,500 dhe 7,000 euro nga University College Utrecht dhe bursa SYLFF prej 15,000 euro për Master. Diferenca prej 54,036 euro + 213,000 lek është mbuluar nga kursimet dhe të ardhurat familjare. Dokumentohen dërgesa si “ndihmë financiare”, si p.sh. 5,000 euro në qershor 2022.
Udhëtimet e shpeshta
Mandro ka deklaruar shpenzime totale për udhëtime private në vlerën rreth 570,000 lek për periudhën 2020–2022.
Udhëtimet e Ilirjan Mandros (2020–2022):
17–21 janar 2020: Udhëtim privat me kosto rreth 60,000 lek.
14–21 korrik 2021: Udhëtim në Strasburg te vajza me kosto rreth 65,000 lek.
Udhëtime të tjera me avion në vitin 2022 në itinerare si Tiranë–Vjenë–Tiranë.
Udhëtimet e bashkëshortes (Arta Mandro):
Ka kryer udhëtime të shumta në Strasburg te vajza gjatë viteve 2021 dhe 2022 (qershor 2021, korrik 2021, tetor 2021, mars 2022, prill 2022, qershor 2022).
Udhëtimet e vajzës:
Udhëtimet private të vajzës për periudhën 2020–2022, kryesisht itinerari Strasburg–Tiranë, kapin vlerën rreth 2,100 euro. Vajza ka përballuar edhe shpenzime qiraje në Strasburg në vlerën rreth 700 euro/muaj.







































