Google search engine
Home Bota “Në mënyrë që bota të mos kthehet në ligjin e xhunglës”, Xi...

“Në mënyrë që bota të mos kthehet në ligjin e xhunglës”, Xi Jinping paraqet katër propozime për paqen në Lindjen e Mesme

0
15

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka paraqitur të martën një paketë me katër propozime për paqe në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje që bota të mos “kthehet në ligjin e xhunglës”.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi në Pekin me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Khalid bin Mohammed, sipas raportimeve të CNN.
Xi Jinping theksoi nevojën për respektimin e parimit të bashkëjetesës paqësore mes shteteve dhe krijimin e një “arkitekture të qëndrueshme sigurie”, një term që Pekini e përdor shpesh për të kritikuar sistemin e aleancave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai gjithashtu bëri thirrje që e drejta ndërkombëtare të mos zbatohet në mënyrë selektive, duke paralajmëruar kundër përdorimit të saj sipas interesave politike.

“Autoriteti i së drejtës ndërkombëtare duhet të mbështetet dhe jo të zbatohet në mënyrë selektive… dhe bota nuk duhet të kthehet në ligjin e xhunglës”, deklaroi Xi Jinping, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të sovranitetit të shteteve dhe koordinimit mes sigurisë dhe zhvillimit.

Sipas mediave kineze, gjatë takimit u diskutua edhe situata në Gjirin Persik, ku të dy palët theksuan rëndësinë e dialogut dhe stabilitetit rajonal. Xi Jinping ritheksoi se Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here