Raketa SpaceX niset me sukses drejt hapësirës, synohet rikthimi i astronautëve të bllokuar prej nëntë muajsh

0
36

Raketa SpaceX Falcon 9 u nis me sukses nga Florida, duke dërguar katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Ky mision ka gjithashtu një objektiv të rëndësishëm: rikthimin e astronautëve të NASA-s, Sunita Williams dhe Butch Wilmore, të cilët kanë qëndruar në ISS që nga qershori i vitit 2024. Misioni i tyre fillimisht ishte planifikuar për tetë ditë, por u zgjat nëntë muaj për shkak të problemeve teknike me kapsulën Boeing Starliner.

Për të mundësuar kthimin e tyre në Tokë, NASA përdori kapsulën SpaceX Dragon në misionin Crew-10, i cili u shty nga shkurti në fund të marsit për përgatitje shtesë.

Ekuipazhi i ri që po shkon drejt ISS përfshin Anne McClain dhe Nichole Ayers nga NASA, Takuya Onishi nga Japonia dhe Kirill Peskov nga Rusia. Ata pritet të mbërrijnë në ISS mbrëmjen e së shtunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here