Shkarkimi i Altin Bashës, ish-aktori i ‘Portokallisë’: Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë…

0
16

Aktori Julian Deda ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, duke e lidhur këtë vendim me abuzimin me fondet e teatrit.

Në një video të postuar në Instagram, Deda ka theksuar se shkarkimi i Bashës duhet të pasohet me hetim dhe se ky shkarkim është rezultat i një “hajdutërie të madhe”.

Ai ka kritikuar Bashën për përfshirjen në shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për ndryshimin e qëndrimit të tij pas marrjes së postit si drejtor. Deda ka akuzuar Bashën për abuzime në periudhën e tij si drejtor, duke e lidhur këtë me periudhën e tij të mëparshme në TVSH dhe ka kërkuar që drejtësia të shkojë deri në fund në hetimin e këtyre veprimeve. Ai ka përmendur gjithashtu përfshirjen e bashkëshortes së Bashës në këtë situatë dhe shpreson që procesi të vazhdojë.

“Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve. Nga viti 2008 e mbrapa, dikush për arsye të tij, shumica e aktorëve kanë ikur nga Portokallia sepse nuk janë marrë vesh me zotërinë. Dhe ja ku jemi sot pasi dikush e bleu dhe i premtoi diçka këtij zotërisë këtu, doli pro shembjes së teatrit. Më vonë, ne morëm pse ky doli pro shembjes së teatrit. Sepse ai u bë drejtor i Teatrit Kombëtar. Dhe atje vazhdoi me abuzimet, siç ka abuzuar dhe në TVSH, por ato do dalin më vonë, me njëfarë shfaqje Fustanella. Ka abuzuar me fondet e teatrit. Pra me pak fjalë një hajdutëri e madhe e cila sot konkretizohet me shkarkimin e tij dhe bashkë me të dhe bashkëshortja e tij. Une shpresoj që drejtësia mos ta leje me kaq. Për sa kohë është shkarkuar për abuzim me fonde, do të thotë që kemi të bëjmë me vjedhje. Dikush ta hetojë dhe ta cojë punën deri në fund.”, tha Deda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here