Historia e operës “Tosca” rikthen pas 13 vitesh mungesë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit tenorin Saimir Pirgu

0
23

Julia Vrapi

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Saimir Pirgu do të rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit pas 13 vitesh mungesë. Historia e operës “Tosca” e kompozitorit italian Giacomo Puccini do të rikthejë në skenën tonë edhe tenorin shqiptar më famë ndërkombëtare. Kjo vepër që vjen në skenë muajin që vjen është në vijim dhe të atyre më parë që janë shkruar nga kompozitori italian Giacomo Puccini, dhe sipas teatrit tek “Tosca” është një udhëtim mes pasionit, xhelozisë dhe sakrificës. TKOB një ditë më parë bëri me dije dhe rikthimin e tenorit shqiptar më famë ndërkombëtare Saimir Pirgu në skenën e tij, por krahas tij do të jenë edhe të tjerë artistë të njohur.

E vendosur në Romën e shekullit XIX, historia e operës “Tosca” na fton të eksplorojmë marrëdhënien komplekse mes një këngëtareje pasionante, një artisti idealist dhe një shefi policie sadist. “Kjo histori e jashtëzakonshme, ndër notat magjike të Puccinit, rikthen pas 13 vitesh mungesë në skenën e TKOB-së tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgu krah të cilit do të performojë sopranoja e skenave të mëdha botërore, Krassimira Stoyanova, ndërsa në rolin antagonist vjen baritoni Carlos Almaguer.

Vjen me një produksion të jashtëzakonshëm të Fondazione Festival Torre del Lago, i cili kremton 100-vjetorin e Puccinit duke sjellë në TKOB një regjisore të përmasave botërore siç është Manu Lalli”, shprehet Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Në rolet e veprës janë dhe të tjerë artistë si sopranoja Eva Golemi, Amadi Lagha dhe Ylber Gjimi.

Vepra 4 mbrëmje në skenë

Vepra operistike “Tosca” pritët të jetë në skenë në katër mbrëmje gjatë nëntorit. Me solistët, korin dhe orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nën dirigjimin maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli janë katër net të operës në datat 6, 8, 9 dhe 10 nëntor me 2 kaste të ndryshme artistësh. Vlerësuar për autoritetin dramatik dhe skenik të interpretimeve të tij, tenori Saimir Pirgu është cituar në shtypin ndërkombëtar si një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohen sot dhe si një nga interpretuesit më të rëndësishme botërorë të roleve të tenorit lirik, etj.

Me një aktivitet shumë të vlerësuar nga kritika dhe publiku, në çmimet që ka marrë tenori Saimir Pirgu përmendim edhe çmimin prestigjioz “Pavaroti D’Oro” (Pavaroti i Artë). “Tosca” është opera në tre akte e kompozitorit italian Giacomo Puccini me libret nga Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa. Opera e parë që çeli vitin e Puçinit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ishte “Il Trittico”. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në muajt e parë të vitit bëri me dije se është rreshtuar krah për krah me teatrot botërorë, që vitin 2024 ia kanë dedikuar kompozitorit të madh, Giacomo Puccini (Xhakomo Puçini).

Në 100- vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, në skenën e TKOB-së janë ngjitur veprat kryesore të tij, por kjo edhe falë bashkëpunimit me “Fondazione Festival Pucciniano” në Itali. Xhakomo Puçini , lindi më 22 dhjetor 1858 – dhe vdiq më 29 nëntor 1924) mendohet si një nga kompozitorët më të mëdhenj operistikë të fundshekullit të 19 dhe të fillimshekullit të 20.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here