“Mos kaloni më nga PS”/ Karamuço ‘paralajmëron’ opozitarët

0
51

Eksperti kriminalist, Ervin Karamuço ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka analizuar protestës e mbajtur ditën e djeshme nga opozita. Ai tha se demokratët do duhet ta shmangin shkuarjen e protestuesve në Selinë e Partisë socialiste, pasi sipas një analize risku që ai bëri, kjo mund të shkaktonte një situatë e cila do ishte e vështirë për tu menaxhuar pasi militantët e Partisë Socialiste dhe militantët e opozitës mund të përplaseshin me njëri- tjetrin.

“Ka një skenarë që mund të realizohet në protestat e ardhshme të Partisë Demokratike. Nëse protestuesit do kalojnë sërish në të njëjtin itenerar si ai i ditës së djeshme, anëtarë të Partisë Socialiste mund të vendosen brenda selisë dhe mund ti presin këta ashtu siç priten ata që sulmojnë shtëpinë e tjetrit, dhe mund të ketë përplasje mes protestuesve. Kjo do ishte gjëja më e rëndë që edhe vetë policia nuk do mundet dot ta neutralizojë e ta menaxhojë si një përplasje në rrugë. Në rrugë është një përplasje tjetër se ajo e planifgikuar në një vend për miting. Kjo është një element risku nëse sulmohet selia e PS.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se Karamuço e dramatizoi situatën dhe nuk duhet të bëjë një analizë risku.

Pjesë nga debati në studio

Luçiano Boçi: Nuk jemi në analizë risku, por në analizë të asaj që ndodhi.

Ervin Karamuço: Analiza e riskut bëhet. Mos kaloni më nga Partia Socialiste sepse mund të përballeni edhe me këtë gjë.

Luçiano Boçi: Ju nuk e dini fare çdo bëjmë ne? Pse stimuloni konflikt kot? Se ti po u thua njerëzve të mblidhen te PS-ja e në rast se ne shkojmë ata të sulmojnë. Nuk mund të funksionojmë me fantazi këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here