Flamuri shqiptar në kangjellat e oborrit bëhet problem në shkollën greke, ja çfarë ndodhi me nxënësit dhe prindërit

0
34

Një ‘incident’, sipas mediave greke, ka ndodhur në një shkollë në Argallasti në Pelion të Greqisë mëngjesin e djeshëm.

Një nxënës i kësaj shkolle ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt i tij ka shkaktuar reagimin e shokëve të klasës. Disa nxënës e çuan te drejtori i shkollës, ndërkohë reagime të shumta ka pasur dhe nga prindërit, të cilët janë njoftuar për ngjarjen.

Dje është mbledhur këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, z.Sokratis Savelidis. Sipas informacioneve, nxënësi është shprehur se është penduar për veprimin e tij, nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit dhe gjithçka është bërë me shaka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here