“Shihni trishtimin në sytë e tij”, aktivistja nuk i mban dot lotët: Ariu Mark u torturua për 20 vite

0
159

Ariu Mark, që prej 20 vitesh u mbajt në një restorant të Tiranës për të argëtuar klientët, tashmë ndodhet i sigurt në një strehë kafshësh në Austri.

Sajmir Shehu, koordinator i Katër Putrave, që u kujdes për shpëtimin e tij, tregon në studion e “Ftesë në 5” se tashmë Marku është nën kujdesin e duhur.

Ai thotë se në vendin tonë ka pasur dhe arinj të tjerë që mbaheshin në kushte akoma më të këqija.

“Ka pasur arinj që i kishin hyrë zinxhirët në mish. Shpresojmë që ky rast të jetë një këmbanë zgjimi për opinionin publik dhe për ata që akoma mbajnë kafshë”.

Ndërsa aktivistja Jonida Çobani Gjoka shpërtheu në lot, kur kujtoi vuajtjet që ka kaluar ariu për gati dy dekada.

“A mund ta përdorësh një kafshë për atraksion. Shihni trishtimin në sytë e tij.  Ashtu si është jeta jonë e shtrenjtë, ashtu është e tij. Kemi ardhur të bashkëjetojmë në këtë diversitet qeniesh. Pushteti vendor duhet të bëjë diçka për t’i ndihmuar këto kafshë

Të gjitha këto kafshë e bëjnë planetin të lulëzojë, duhet të mendojmë edhe për ata, jo vetëm për veten tonë”.

Marku ka mbërritur shëndoshë e mirë në shtëpinë e tij të re, një strehë kafshësh në Austri. Ai u mbajt në një kafaz pranë një restoranti, ku përdorej si atraksion për turistët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here