Google search engine
Home Politike Drejtesi Gara për kreun e SPAK/ “Nëse fiton ai do ketë ceremoni në...

Gara për kreun e SPAK/ “Nëse fiton ai do ketë ceremoni në ambasadë”, gazetarja e njohur flet me emra dhe zbardh prapaskenat 4 ditë para garës: Pozita mbështet Kondilin ndërsa SHBA-ja …

0
271

Duke komentuar në MCN Live garën për drejtuesin e ri të SPAK, analistja Anduena Llabani tha se gara më e fortë është mes dy kandidatëve, Altin Dumanit që mbështetet nga SHBA, dhe Edvin Kondilit, që mbështetet nga qeveria.

Llabani tha se Dumani shihet si “rebeli” nga ambasada amerikane, e cila për më tepër planifikon të zhvillojë një ceremoni nëse do të zgjidhet si zëvendësuesi i Arben Krajës.

Ndër të tjera Llabani zbulon se ka tre grupe brenda Këshillit të Lartë të Prokurorëve. Drejtues dhe anëtarë të KLP-së kanë zhvilluar po ashtu takime në ambasadën amerikane.

“Jemi katër ditë para garës ku 3 kandidatët do bëjnë publike platformën e tyre. Gara më e fortë zhvillohet mes dy kandidatëve. Altin Dumani që është një nga prokurorët e karrierës, ku nëse zgjidhet ai do ketë një ceremoni që do organizohet nga ambasada amerikane, gëzon mbështetjen e diplomatëve të huaj. Kemi edhe Edvin Kondilin që është i parapëlqyeri i pozitës shqiptare, me të cilin duket se Këshilli do përplaset shumë për të dhënë votën e tij. Adnan Xholi është një profil i ngjashëm me Arben Krajën, kjo është arsyeja që SHBA-të mbështetin Dumanin, sepse është një natyrë luftarake dhe u shkon deri në fund çështjeve.

Dumani është për herë të dytë që vjen në këtë garë. Një ditë para kandidimit të parë u fotografua me Ulsi Manjën dhe u pa si ndërhyrje e qeverisë, dhe kjo ishte një arsyeje pse diplomatët e lexuan si ndërhyrje të politikës. Sot janë të bindur që Dumani mund t’i shkojë deri në fund procesit dhe qëllimit pse është ngritur SPAK-u. Ambasada ka thirrur dy drejtues të lartë të Këshillit të Prokurorëve, dhe anëtarë, që kanë në dorë zgjedhjen e kreut të SPAK….Ambasada pati një deklaratë të fortë javën e shkuar, sot kemi një takim me dy drejtuesit. I kemi pyetur Këshillin e Lartë të Prokurorëve nëse ka ndërhyrje nga politika dhe ndërkombëtarët, dhe morëm përgjigje që vota do jetë pas prezantimit të platformave. Edhe pse e thënë kështu, presioni dhe kërkesa që të jenë këta dy prokurorë në krye të SPAK është e paevitueshme. Ambasada Amerikane mund të ketë informacione që krahë të ndryshëm politike duan të kenë një prej tyre.

Këshilli i Lartë i Prokurorëve është i ndarë në tre pjesë. Kemi edhe të qeverisë, politikës poshtë qeverisë dhe ambasadave të huaja. Nëse i qëndrojmë asaj që kërkon ambasada amerikane, kërkon një prokuror që do të vërë peshqit e mëdhenj brenda grackës dhe akuzave. Janë interesante platformat e tre kandidatëve. Dumani ka deklaruar tre vite më parë që s’ka ndikime politike dhe do t’u shkohet çështjeve deri në fund. Kondili deklaroi se transparenca do jetë maksimale dhe do t’u shkohet çështjeve deri në fund. Platformën e Xholit nuk e dimë. Ajo që do shohim të re në platformë, është se kush do jetë prokurori që do paraqesë platformën më të mirë për t’u shkuar deri në fund dosjeve që rrinë në ujë të vakët në SPAK. Nëse do t’i referohemi grupimit të tretë, nuk është ai grupimi i tretë që mbështet Xholin. Dumani shikohet nga amerikanët si gjëja më rebele brenda SPAK-ut”, u shpreh Anduena Llabani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here