Gazeta kroate paralajmëron fundin e hidhur për kryeministren serbe: Beogradi po përgatit njohjen e Kosovës, ja plani i Vuçiçit për të sakrifikuar Ana Brnabiçin

0
54

Pas gati pesë vitesh si kryeministre e Serbisë, Ana Brnabiç më në fund pa Kosovën dhe serbët që jetojnë atje. Gazeta kroate, Slobodna Dalmacija thotë se Serbia e ka njohur Kosovën së fundmi. Vizitën e kryeministres serbe Ana Bërnabiç, gazeta e quan “pelegrinazh poshtërues”. Nga ana tjetër në analizën e saj shkruhet se pse Vuçiç vendosi ta dërgojë Brnabiçin në një pelegrinazh në Kosovë pikërisht tani? Nga njëra anë, për shkak të përmirësimit të imazhit para riinaugurimit në postin e kryeministrit, që opozita të mos e drejtonte hundën nga parlamenti për mos ardhjen në Kosovë. Nga ana tjetër, sepse presidenti i Serbisë është duke e përgatitur qartë Ana Brnabiçin për njohjen e Kosovës. “Vuçiçologët” beogradas janë të bindur se mjeshtri i Serbisë do ta sakrifikojë atë në procesin e normalizimit të pashmangshëm formal të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Nënshkrimi i dokumenteve kyçe të asaj marrëveshjeje do të nënshkruhet patjetër nga kryeministri, në mënyrë që “Aleksandri i pagabueshëm” të shmangë përgjegjësinë historike dhe shenjën e tradhtarit. Në këtë kontekst, nuk është i papërfshillshëm fakti që Vuçiçi ia ka garantuar Ana Bërnabiçit paraprakisht vetëm gjysmën e një mandati tjetër kryeministror, ??deri në vitin 2024, kur pozicioni i saj do të rishikohet, shton gazeta kroate, duke shtuar se atë më pas do ta hedhë sikur mbeturinë. Vuçiçi e ka plotësisht të qartë se pa normalizim me Kosovën nuk ka jetë për të, sepse dyert e Evropës do t’i mbeten të mbyllura përgjithmonë. “Vuçiç shfuqizoi institucionet paralele të Serbisë në veri të Kosovës, detyroi serbët e Kosovës të mbajnë zgjedhje të organizuara nga Prishtina, njohu dokumentet e identitetit të Kosovës dhe shenjat e komunikacionit”, shkruan Slobodna Dalmacija.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj