Google search engine
Home Bota Rrëfehet burri i Kamala Harris: Do të preferoja që ajo të mos...

Rrëfehet burri i Kamala Harris: Do të preferoja që ajo të mos kandidonte për Shtëpinë e Bardhë

0
12
Vice President Kamala Harris takes her official portrait Thursday, March 4, 2021, in the South Court Auditorium in the Eisenhower Executive Office Building at the White House. (Official White House Photo by Lawrence Jackson)

Bashkëshorti i Kamala Harris, Doug Emhoff, u ka thënë privatisht personave të afërt se do të preferonte që ish-nënpresidentja amerikane të mos garonte për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Lajmi raportohet nga The Wall Street Journal, duke iu referuar burimeve pranë çiftit.

Sipas gazetës, skeptikë ndaj një kandidimi të mundshëm të Harris janë edhe një numër donatorësh, të cilët dyshojnë se ajo do të kishte pak gjasa për të fituar garën presidenciale. Megjithatë, këto qëndrime nuk nënkuptojnë se Harris ka hequr dorë nga mundësia për të garuar sërish për presidencën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here