Home Politike Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ‘zbarkon’...

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ‘zbarkon’ në SPAK/ Takim ‘kokë më kokë’ me Brahon

0
23

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho. Po ashtu ai ka takuar dhe kreun e BKH-së, Joni Ketën.

Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe senatorë amerikanë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit Wendt dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here