Google search engine
Home Sport Asllani shkëlqen në Evropë/ Mesfushori kuqezi mes më të mirëve në Ligën...

Asllani shkëlqen në Evropë/ Mesfushori kuqezi mes më të mirëve në Ligën e Kombeve

0
12

Vjeshtën e kemi pasur pozitive.

Kombëtarja shqiptare jo vetëm që është në rrugën e duhur për t’u ngjitur në Nivelin B të Ligës së Kombeve, por edhe disa nga lojtarët e saj spikatën në Europë.

Pas katër ndeshjeve të para, ne kemi një futbollist si Kristian Asllanin, që spikat në disa statistika.

Mesfushori kuqezi është lojtari I tretë që ka krijuar më shumë raste, në të katër nivelet e Ligës së Kombeve, pra nga A në C, me 12 të tillë

Vetëm Verman I Belgjikës me 15 dhe Islamhan I Kazakistanit me 14, janë mbi 24-vjeçarin tonë.

Po ashtu, Asllani është numri 1 në kontinentin tonë për numrin e goditjeve nga këndi që ka marrë përsipër, 21, ndërsa Valta I Finlandës dhe pikërisht belgu Verman vijnë pas tij me nga 18.

Asllani është shënuesi më I mirë I kombëtares me 3 gola në 4 ndeshje, ndër të cilët dy me penallti, duke qenë në vendin e gjashtë të renditjes në të gjithë Ligën e Kombeve baraz me Robert Levandovskin, dhe me një gol më pak se Lamin Jamal dhe Olize.

Futbollisti tjetër I dalluar I kombëtares, të paktën sa I takon statistikave, është sulmuesi Rej Manaj.

Lojtari, që luan në Turqi, ka 3 asiste deri tani, po aq sa Olmo, dhe një më pak se vendi I parë që e mbajnë Odegard e Belingham.

Kombëtarja mban vendin e parë në Ligën e Kombeve të Nivelit C me 9 pikë pas katër ndeshjeve, me 3 fitore dhe një humbje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here